Nëse doni të shpëtoni nga COVID-19 sigurohuni që të keni në rregull...

Nëse doni të shpëtoni nga COVID-19 sigurohuni që të keni në rregull nivelin e kësaj vitamine në gjak

426
0

Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin Korona 80% më shumë.

Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill. Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se, nga 60% e pacientëve me nivele të moderuara të vitaminës D, vetëm 12% prej tyre rezultuan pozitiv me virusin nga familja SARS-Cov2.

Në anën tjetër, në grupin e pacientëve që kishin nivele të ulëta të vitaminës së marr drejtpërdrejt nga dielli, 22% e 25% të pacientëve e kishin virusin.

“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, si dhe suplimentet e vitaminës D më parë kanë provuar në uljen e rrezikut të infektimit me sëmundje virale të traktit respirator.”, – deklaroi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, njëherësh edhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos së SHBA-ve.