Nënë për herë të katërt, Kim Kardashian e paska zgjedhur emrin e...

Nënë për herë të katërt, Kim Kardashian e paska zgjedhur emrin e fëmijës

365
0

Kim Kardashian pranoi gjatë një interviste për “Jimmy Kimmel Live” të hënën, se dëshiron që fëmija i saj i katërt të quhet Rob, si vëllai i saj më i vogël.

Ylli i reality show-t, 38 vjeçe, u shfaq në emision bashkë me motrat Kourtney, 39 vjeçe dhe Khloe, 34 vjeçe, dhe bëri një selfie me Jimmy-n, 51 vjeç, dhe një anëtar të rastit në publik.

“Në fakt, e kam një emër. Po mendoja vërtet ta quaja Rob, sipas vëllait tim”, zbuloi Kim gjatë show-t të xhiruar në Las Vegas.

Megjithatë ajo pranoi se emri i zakonshëm i vëllait mund të bjerë ndesh me 3 fëmijët e tjerë, të cilët njihen për emra të veçantë.

“Kemi North, Saint, Chicago – Rob. Nuk shkon shumë në të vërtetë. Por unë po e ndjeja dhe vëllai ishte dakord. Kështu që ky është emri i vetëm për tani”.

“Më pëlqen Rob West, por jo Robert West”, shtoi Kim e cila është në pritje të djalit të saj të dytë përmes një nëne mbartëse.

Ajo madje tha se ka kërkuar në Google edhe emra Armenë. Megjithatë Kim do të presë 3-4 ditë pas lindjes së djalit, për të parë sesi duket ai dhe për të vendosur më pas.