Nëna e saj në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, Rita Ora aplikon si vullnetare për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit

Vera Ora, nëna e këngëtares me famë botërore Rita Orës, është kthyer në vijën e parë të frontit për të luftuar koronavirus.

Në një intervistë për Hello!, Vera e cila është psikiatre tregoi se vendosi ti vinte në ndihmë mjekëve për të paranduluar problemet e shëndetit mendor tek njerëzit, si edhe nënat që sapo kanë lindur fëmijën të ekspozuara ndaj virusit.

 

“Unë e dua punën time dhe dua të bëj më të mirën. Është roli dhe detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë nuk do më ndalojë derisa të mos jem më në gjendje ta bëj këtë,”- tha ajo. “Këto kohë janë sfiduese dhe kurrë më parë nuk kam pasur nevojë të ofroj më shumë dhembshuri dhe mbështetje për kolegët e tjerë. Unë kam dëshmuar heroizëm nga i gjithë stafi i NHS, nga mjekët dhe infermierët e deri te rojet dhe pastruesit në ambiente stresuese dhe të rrezikshme.”

 

Ndërkohë Vera pranoi se dy vajzat e saj Rita dhe Elena kanë aplikuar për të punuar si vullentare në NHS.

 

“Rita dhe motra e saj më e madhe Elena janë më mesin e 750.000 personave që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe parandaluar sëmundjen. Ata do të jenë në mesin e njerëzve që ofrojnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe telefonojnë anëtarët e komunitetit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuar,”- shtoi Vera.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *