Nëna e Marvi Mihalit: Nëse nuk vepron drejtësia, bëjmë vetëgjyqësi

Nëna e Marvi Mihalit: Nëse nuk vepron drejtësia, bëjmë vetëgjyqësi

237
0

Pas procesit gjyqësor për vrasjen e Marvi Mihalit, prindërit e tij Pavllo dhe Mira Mihali kanë folur për mediat, duke paralajmëruar se nëse drejtësia nuk vepron do të bëjnë vetëgjyqësi.

 

Mamaja e Marvi Mihalit thotë se dëshmitarët janë intimiduar nga polici gjyqësor, ndërsa ka akuzuar edhe prindërit e djemve që vranë Marvi Mihalin se po bëjnë çdo gjë për të marrë pafajësinë për fëmijët e tyre. Ajo është shprehur se nuk pranojnë gjyq dëmshpërblimi duke thënë se ata që vranë djalin e saj, po bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë.

 

“Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici, por të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do të presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendos me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, duke më pështyrë te këmbët, duke më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani po gënjejnë. Nuk e di, ky gjyq bëhet për të vendosur drejtësi për Marvi Mihalin, apo për të lehtësuar të akuzuarit? Dy të tjerët po bëjnë pushime në ishujt e Greqsië, ndërsa djali im po tretet në dhe”, është shprehur Mira Mihali.

 

Në datë 4 Mars Prokuroria i dha fund hetimeve për Marvi Mihalin ngjarje e ndodhur më 31 gusht 2017 pranë stadiumit “Dinamo”. 24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.