Nëna e Fabios betohet para arkivolit të djalit: Do t’ia marr shpirtin...

Nëna e Fabios betohet para arkivolit të djalit: Do t’ia marr shpirtin barbarit kanibal

473
0

fabio3-480x470

Vrasja e Fabios duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të gjithë, sidomos për adoleshentët, që marrin zjarr menjëherë dhe i vuajnë pasojat për gjithë jetën. 18-vjeçari sot nuk jeton më, ai u vra nga një shok i tij për një femër, emri i të cilës u bë me dije sot, Megi.

Dhimbjen më të madhe për këtë humbje, po e vuan nëna e tij, Beta, e cila në një status në Facebook ka shprehur të gjithë vuajtjen që i ka shkaktuar kjo ngjarje e rëndë. Ajo shprehet se nëse drejtësia nuk funksionon, do t’ja marrë shpirtin vrasësit të djalit të saj dhe këtë premtim e ka dhënë para arkivolit të 18-vjeçarit.

“Unë jam një nënë si nënat tuaja që mu fik drita e syve, të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zënë pjesën më të madhe në jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë? Për një fjalë goje mua mu shua jeta e engjëllit tim. Nëse ju si shtet, si polici, si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzor, unë kam besim që do ta bëni, unë nëna e tij i premtova para arkivolit që do t’ja marr shpirtin ashtu siç bëri ai me fëmijën dhe engjëllin tim të vetëm. Jeni baballarë, keni fëmijë, jeni nëna e dini shumë mirë se çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paaftë mendor o me një gjykim minoren. Vrasësi është dhe mbetet i tillë. Ndaj ju bëj thirrje që të vendosni drejtësi për engjëllin tim që vetëm buzëqeshje dhe mirësi u dhuronte të gjithëve. Duhet të ketë shtet që të mos ketë më vetëgjyqësi. Ky është apeli i një nënë që do drejtësi për dritën e vetme që u shua dhe që jeton vetëm për të vënë në vend gjakun e djalit, engjëllit, ajrit, jetës”, ka qenë ky statusi i fundit i nënës së 18-vjeçarit që u vra në Pogradec.