Nën hetim italiani, përfitoi 32 mijë euro nga mashtrimet me Call Center

Nën hetim italiani, përfitoi 32 mijë euro nga mashtrimet me Call Center

563
0

cc-300x210

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një administratori Call Center-i në kryeqytet, pas akuzës për mashtrim nga një shtetas italian. Policia bën me dije se nën hetim është shtetasi Salvatore Umberto Pollio, 71 vjeç, banues në Itali, me arsim 12 klasë.

Mësohet se ndaj tij ka denoncuar 64 vjeçari, Guido Saverio edhe ky administrator i një tjetër kompanie Call Center.

Denoncuesi italian ka deklaruar se shtetasi Umberto Pollio me anë të mashtrimit, i ka marrë nëpërmjet bankës dhe kesh në dorë 32 mijë euro. Referuar dëshmive të dhëna në Prokurori, në këmbim të këtyre parave, ai do t’i jepte disa materiale si kopjutra, kamera dhe tavolina, por që me sa duket nuk ja ka dhënë.

Rasti po ndiqet nga efektivët e antikrimit ekonomik, ndërkohë që tashmë edhe prokuroria ka nisur hetimet.