Negociatat/ Serwer: Politika shqiptare pengoi hyrjen në BE, Francës dhe Holandës t’i...

Negociatat/ Serwer: Politika shqiptare pengoi hyrjen në BE, Francës dhe Holandës t’i vijë turp

343
0

Gjatë konferencës “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor”, analisti Daniel Serwer, tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas Serwer, 22 vjet më parë Shqipëria ishte në kaos total. Ka bërë përparime në sferën ekonomike por ishin rrethanat politike ato që penguan hyrjen në BE.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE.

Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE.

Ju mund të përparoni drejt BE edhe pa të ashtuquajturën negociata”, deklaroi Serwer.