Negociatat/ Reagon Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Vendimi pozitiv forcon besimin te BE

Negociatat/ Reagon Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Vendimi pozitiv forcon besimin te BE

301
0

Negociatat/ Reagon Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë: Vendimi pozitiv forcon besimin te BE

Në kohën kur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE nuk arritën të bëjnë një marrëveshje, ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë.

Këshilli i bashkohet thirrjeve drejtuar vendeve anëtare që njëzëri të miratojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për mediat, Këshilli thekson se hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim automatik.

“Në të dy vendet ekziston vetëdija e plotë se çelja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim automatik, por një marrëdhënie më të afërt e mbikqyrje më të rreptë në zbatimin e reformave.

Procesi i zgjerimit gjithmonë e ka forcuar Bashkimin Europian, dhe nuk është bërë kurrë pengesë për reformimin e brendshëm të BE në përshtatje me sfidat e kohës”, thuhet në reagimin e tyre.

“Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vlerëson se një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE në këto momente, do të ishin me rëndësi të jashtëzakonshme si për ritmin e reformave në dy vendet kandidate ashtu edhe për forcimin e besueshmërisë tek institucionet europiane”, përfundon deklarata e Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë.