Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë!

Negociatat, politikani francez: Veto kundër Shqipërisë!

471
0

Kryetari i Partisë Republikane (LR) në Francë, Laurent Wauquiez thotë se partia e tij do të vendosë veto për Shqipërisë sa i përket zgjerimit.

 

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Laurent Wauquiez për France Info, mëngjesin e kësaj të premteje.

 

Wauquiez që drejton partinë dytë në Asamblenë Kombëtare të Francës tha se zgjerimi i Evropës do ishte “një gabim i madh”.

 

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, tha Laurent Wauquiez, i cili e kishte mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane në qeverinë e Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

 

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai