Negociatat, mesazhet e forta të zyrtares së SHBA: Do ta fitoni vendin...

Negociatat, mesazhet e forta të zyrtares së SHBA: Do ta fitoni vendin në BE kur…

477
0

 

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka dhënë mesazhe të forta sot gjatë konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, megjithë deklaratën e 18 tetorit për mos hapjen e negociatave, ajo që ka rëndësi, është se “Shqipëria është vend kandidat dhe kjo nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët”.

Ajo ka çmuar punën e bërë dhe ka garantuar mbështetje të plotë nga SHBA. “Shqipëria po punon shumë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, për të cilën drejtuesit kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për të mirën e përbashkët”.

Me tonë të forta ka folur për interesat e Kinës, Rusisë dhe Iranit në Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar se Shqipëria është përgjigjur prere dhe ka mbajtur qëndrime parimore të përshëndetur nga SHBA-ja.

“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, kontribuon me me shumë trupa për frymë se vendet evropiane dhe shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes sonë të përbashkët. Do zbuloni që për Rusinë, Kinën, Iranin, Ballkani Perendimor është mjet për qëllim, burim që mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej, nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Krimelini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë përveç kaosit, Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse. SHBA mirëpresin prioritetet nga Shqipëria. Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje” -tha ajo.