Në spital jashtë rrezikut, nëna e 7-vjeçares që vdiq në aksident kërkon...

Në spital jashtë rrezikut, nëna e 7-vjeçares që vdiq në aksident kërkon të shohë vajzën për herë të fundit

433
0

Mëngjesi i djeshëm ka qenë i zi për Valbona Ndreun, nënën e dy vajzave e cila fatkeqësisht njërën prej tyre nuk do ta shohë më kurrë. Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, i mori jetën 7-vjeçares, por edhe një 29-vjeçari që po ecte me biçikletë. Gjithashtu, mbeti e plagosur Valbona Ndreu, si dhe vajza tjetër e mitur. Report TV raporton se 29-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe se ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Në momentin që ajo po priste të kalonte rrugën, u përplas nga makina që drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci. Valbona Ndreu ndodhet në pavion dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shpirtin e copëtuar se e vogla e saj i vdiq para syve, ajo ka kërkuar që ta shohë edhe njëherë për herë të fundit vajzën e saj, që do të përcillet sot për në banesën e fundit…Ndërkohë, po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se vajzës tjetër 6-vjeçare, ende nuk i është bërë ndërhyrja për shkak të goditjeve të shumta që ka në kokë.