Tashmë është mësuar prej disa kohësh se Luana Vjollcën do ta shohim në sezonin e ri televiziv në Klan. Pas një shkëputje nga ekrani, moderatorja kthehet me një emision prime time, të premteve, e ndërsa të gjithë mendonin se e dinin emrin e tij, që nga videoja prezantuese e Klan ishte “S’luan dot me mua”, në fakt do të quhet krejt ndryshe.
Këtë e ka bërë me dije Vjollca nga promoja e postuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, promo që përfshin një luan dhe vetë Luanën në siglën e famshme të kompanisë Metro-Goldwyn-Mayer, ndërsa bashkangjitur shkruan: “Mezi pres të ritakohem me ju o zemërluanët e mi!”