Në këto rrugë s’mund të kaloni me makinë sot në Tiranë për...

Në këto rrugë s’mund të kaloni me makinë sot në Tiranë për shkak të protestës

339
0

Nëse do të dilni sot nëpër Tiranë, ju kujtojmë se disa rrugë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës së opozitës.

Qarkullimi në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ibrahim Rugova”, që lidhen me bulevardin, do të bllokohet.

Gjithashtu nuk do të lejohen që të lëvizin mjete nga zona e urës së Lanës nga Ministria e Brendshme deri tek Presidenca, aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Kujtojmë se më 16 shkurt protesta zgjati deri në orën 16:00 edhe sot nuk është paralajmëruar asnjë afat përfundimi të saj.