Ka dashuri që nuk harrohen kurrë, kujtime të së kaluarës që kthehen të shfaqen në momente të papritura, dhe që na shqetësojnë, na trishtojnë ose na bëjnë nostalgjikë. Megjithëse kthimi në kujtesë mund të jetë i bukur herë pas here, ne nuk duhet të kapemi shumë, duke idealizuar njerëz, të cilët ndoshta janë të ndryshëm nga ajo që ne kujtojmë. Ose që thjesht nuk bënin për ne. Sepse në jetë ndryshojmë dhe është e natyrshme të kemi më shumë dashuri, pavarësisht se historia e Princit të Kaltër kërkon që ne të besojmë të kundërtën. Ja pra, 5 burrat që çdo grua nuk do t’i harrojë kurrë.
Dashuria e mallkuar është ajo që na e ka bërë zemrën të rrahë, duke na e thyer. Një dashuri që nuk harrohet sepse ka shkaktuar shumë dhimbje, ndoshta sepse ishte i pakapshëm, nuk kujdesej, na mbante larg. Ta mendosh sërish është normale, nganjëherë, për sa kohë që nuk e idealizon shumë.
Dashuria e parë nuk harrohet kurrë, qoftë nëse ka zgjatur një moment apo shumë gjatë, pavarësisht nëse ishte e lumtur apo problematike. Sepse dihet, i dashuri i parë i takon një periudhe jete në të cilën gjithçka ishte një zbulim i ri, duke përfshirë edhe atë ndjenjë madhështore që është dashuria. Si mund ta harrojmë atë!
Ka dashuri që nuk materializohen, ndoshta të lindura me pushime, gjatë një takimi të rastësishëm në një vend të pamundur ose shumë të largët, ose në internet. Dashuri që na bëjnë zemrën të rrahë menjëherë, duke na dhënë iluzionin se ata ishin diçka e veçantë, por që kurrë nuk dolën në dritë, ose që kanë marrë fund pa lindur, duke lënë vetëm kujtimin e një nate të ëmbël. Dashuri të papërjetuara kurrë, me njerëz të panjohur.
Ka dashuri që lindin në distancë dhe janë ato që na detyrojnë ta shohim partnerin vetëm në fundjavë, një herë në muaj apo edhe disa herë në vit. Ato shpesh lindin në rrugë dhe me njerëz që banojnë në qytete të tjera, por nganjëherë edhe pas transferimeve të punës. Ato janë dashuri të përjetuara me intensitet, por jo pa një dhimbje dhe mbi të gjitha nostalgji të vazhdueshme.
E fundit është dashuria e përjetuar vetëm në mendje, e shpeshtë gjatë adoleshencës kur, të rinj dhe pa përvojë, fiksoheshim pas djalit të pashëm të radhës, ndoshtë më i madh. Por dashuritë platonike ndonjëherë ndodhin edhe kur rritemi, kur fiksohemi me dikë që na refuzon dhe që e quajmë të pamundur t’i afrohemi, duke zbuluar që, ndoshta as nuk ia