“Në fund të tunelit ka dritë”, jetimët nga kabina në shtëpi

“Në fund të tunelit ka dritë”, jetimët nga kabina në shtëpi

468
0

Pas vizitës në spital, paradite dhe darkë fëmijët dolën të shoqëruar nga moderatorja Ola Bruko, nga Fatma. Këta fëmijë nuk kanë parë një ditë të bardhë. Më të vegjëlit u argëtuan në park. “Ishte realizimi i një ëndrre, ishte bota që u përket fëmijëve, fëmijët ishin gjatë gjithë kohës shumë të lumtur. Ishte hera e parë që vizitonin Tiranën, dëshironin të shikonin qendrën e kryeqytetit” tha Fatma. Fëmijët nuk kishin ardhur ndonjëherë në Tiranë, përveç vajzës së madhe. Një ditë ndryshe dhe pak gëzim në jetët e vajzave dhe djalit të vogël. Vizituan qendren, lodrat atje, Kalanë e Tiranës.

Elvisi: Ishte shumë e rëndë të ktheheshin në banesën e tyre. Ne mblodhëm të gjitha energjitë. Nuk mund ti lejojmë të kthehen më në atë banesë, atje ata rrezikojnë.

Ilir Hoxholli: Shkuam në Pogradec pame rreth 8 shtëpi. Disa shtëpi kishin kosto të lartë. Ideja është që të gjenim një banesë të mirë dhe komode.

 

Elvisi: Banesa është mbi 30 milionë. Unë do të flas më miq. Do të shikojmë për ta përmbushur këtë shumë. Me miqtë do arrijmë që ne ta realizojmë. Kemi vetëm një javë kohë për ta realizuar.

 

Ilir Hoxholli: Kjo është pak çmenduri që ta realizojmë që për 2 ose 3 ditë të blejmë një shtëpi. Duket sfidë e madhe për ta realizuar. E kuptoj dëshirën tuaj. Ju tashmë duhet të luteni që ne ta bëjmë realitet këtë. Mbetet e vështirë për ta realizuar.

 

Fatma: Fëmijët nuk e dinin që ne do i kthenim në Pogradec, por tashmë në shtëpinë e tyre të re. U thamë se banesa ishte e disa miqve.

 

Në banesën e re në qytetin e Pogradecit, Fatma së bashku me Ola Brukon u përcolli fëmijëve lajmin e mirë.

 

Fatma: Ju jeni fëmijë kaq të mbarë, mes shëndetit të nënës tuaj dhe një banesë të re ju zgjodhët shërimin nënës. Ju mendonit se shqiptarët do tu linin në atë banesë? Ina ti ke ditëlindjen të hënën. Të gjithë shqiptarët kanë bërë një dhuratë shumë të bukur sot. Kjo shtëpi sot është e juaja!

 

Ina ja shpjegoi dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme

 

Ina: Shumë faleminderit të gjithëve!

 

Fatma: U treguam se në fund të tunelit ka dritë!

 

“Shqiptarët për shqiptarët” arritën të ndryshojnë përgjithmonë jetët e familjes.

 

Apartamenti i ri komod iu dhurua falë bujarisë dhe zemrës së madhe të shqiptarëve.

 

Ina 16 vjeç me motrat e vogëla dhe vëllain as e imagjinon surprizën e madhe që shqiptarët kishin për ta.

 

Ky apartament i ri në Pogradec i shpëtoi përgjithmonë nga rreziku i përhershëm që ato kishin të strukur në banesën e vjetër, një kabinë e rrezikshme elektrike që dikur kishte marrë edhe flakë duke rrezikuar jetët e tyre.

Ina nuk mundi ti mbajë lotët kur pa shtëpinë e re. Të ëmës ia shpjegoi me gjuhën e shenjave lajmin e madh, të cilin ajo nuk po e besonte dot.