Ndryshime në burgjet shqiptare, nga Saranda në Fushë-Krujë. Ja drejtorët e rinj

Ndryshime në burgjet shqiptare, nga Saranda në Fushë-Krujë. Ja drejtorët e rinj

450
0

 

Në kuadër të reformës që është ndërmarrë në të gjithë sistëmin penitenciar në vend, mësohet se ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka firmosur disa emërime të reja sa i përket kupolës drejtuese. Pas konkursit të zhvilluar në disa faza, bëhet me dije se janë shpallur edhe kandidatët më me potencial për të drejtuar IEVP-të.

 

Bëhet me dije se drejtuesi i burgut të Fushë-Krujës Agron Hysi do të kalojë në drejtimin e IEVP-së Durrës, ndërsa ai i IEVP-Durrës do te jete i komanduar. Ne Fushë Krujë, Qazim Hoxha.

 

Mësohet se krye te IEVP Mine Peza (302) është emëruar Aurel Jazxhi, ndërsa IEVP-ja Jordan Misja (313) i është besuar Eduart Strugajt. Ne Lezhë emerohet Bukurosh Malluta, ne Vaqarr Fatbardha Hoxhalli, ne Lushnjë Zoi Rrushi, ne Shkodër Dede Zhivani, ne Tepelenë Nasip Hoxha, ne Vlorë – Egon Velaj, ne Sarandë Redi Rama, ne Krujë – Petrit Myslymi.

 

Vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend duket se është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku sipas raporteve të fundit transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit është kryer si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

 

Konkursi për drejtues të IEVP-së u shpall nga ministrja Gjonaj në gusht të këtij viti kutë gjithë aplikantët ju nënshtruan testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.