Ndryshim i rëndësishëm në lotarinë amerikane, ja kur do të publikohen përgjigjet

Ndryshim i rëndësishëm në lotarinë amerikane, ja kur do të publikohen përgjigjet

356
0

Ambasada Amerkiane ka njoftuar se përgjigjet e llotarisë për këtë vit nuk do të nisin nga 3 maji si çdo vit, por  më 15 maj. Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës. “Këtë vit nuk do te jetë data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë amerikane Dv 2019. Këtë vit përgjigjet për llotarinë Amerikane do të mund të kontrollohen online në date 15 maj 2018”, thuhet në njoftim. Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane. Ndërsa shumë shqiptarë i kanë sytë nga kjo lotari, në Kongresin Amerikan së fundmi është diskutuar mundësia e mbylljes së llotarisë amerikane, me Presidentin Donald Trump si iniciator të këtij propozimi.