“Ndodhemi në një moment kritik”, Kryemadhi flet për ‘shpërndarjen e Parlamentit’, ja...

“Ndodhemi në një moment kritik”, Kryemadhi flet për ‘shpërndarjen e Parlamentit’, ja mesazhet që mori nga takimet në SHBA

397
0

Pas kthimit nga vizita në SHBA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha sot para gazetareve se nje lajm i mirë është se SHBA-të kanë një vemendje më të shtuar dhe të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Situata kritike ku ndodhet Shqipëria, tha Kryemadhi, ishte në qendër të diskutimeve të saj me zyrtarë të lartë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar atje.

E pyetur për mundësinë për shpërndarjen e parlamentit, e lënë të kuptohet nga artikulimi i Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj:

“Unë nuk mendoj se Shqiperia ka nevojë për emra të përvecëm. Ngritja e GJK është një hap për zgjidhjen e këtij problemi. Nisja e punës së GJK do të jetë garanci për opozitën.

Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qendrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndeshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë te perfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të veçanta për mua.

Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetesim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar.

E gjithë Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit, na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë.

 

Tani SHBA ka një vëmendje të shtuar dhe më të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Tjetër lajm i mirë është dëgjesa që do bëhet shumë shpejt në kongresin amerikan për rajonin dhe Ballkanin”, tha Kryemadhi.