Ndodh për herë të parë: Deputetët e qarkut Elbasan nënshkruajnë marrëveshje sociale...

Ndodh për herë të parë: Deputetët e qarkut Elbasan nënshkruajnë marrëveshje sociale me të rinjtë e qytetit të Librazhdit.

504
0

Autor: Arlis Alikaj

Në kuadër të projektit ‘Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri – PACEP’ në slloganin ‘Bëje për vetë’ , karvani i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndaloi në në Librazhd. Gjatë aktivitetit, pjesë e 18 ditëve të hapura, të rinjtë aktivë të gjimnazit ”Ibrahim Muça” ndanë shqetësimet dhe prioritetet e tyre me deputetët e Qarkut Elbasan,  Lefter Gështenja dhe Zheni Gjergji.

Moderatori forumit ishte analisti i mirënjohur Lutfi Dervishi i cili entuziasmoi nxënësit Librazhdas pasi ishin dhe fansa të debateve të tij televizive me politikanë të ndryshëm.

Takimi u hap nga Z.Eridion Maçolli, avokat pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit i cili prezantoi në mënyrë të thjeshtëzuar për të rinjtë projektin dhe objektivat e tij. Maçolli foli për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëë në proçeset politike dhe legjislative përmes edukimit qytetar. Ai shpjegoi më tej sesi projekti #PACEP mbështet dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lidershipirt dhe kapaciteteve të të rinjve për të ndikuar në proceset vendimarrëse dhe demokraci gjithëpërfshirëse.

‘‘Në këtë takim tregon dhe janë mbledhur ata, e ardhmja jonë. Gjimnazi Ibrahim Muça ka dhënë një rol të rëndësishëm në shoqërinë civile si lufta kundër ekstremizimit. Kemi 721 nxënës dhe 228 maturantë. Nxënësit tanë kanë rezulatete të shkëlqyer në olimpiada dhe maturën shtetërore, është kënaqësi t’ju mirëpresim sot këtu’’, tha drejtoresha e gjimnazit Ibrahim Muça Librazhd, zonja Klarita Lumani.

Galeria e fotove me momente gjatë diskutimit me të rinjtë. Kreditet e fotove, Arlis Alikaj.

Llogaridhënia, demokracia vendore dhe të rinjtë Librazhdas

Deputetët duhet ta ndjejnë presionin tuaj, u tha moderatori Lutfi Dervishi të rinjve ku menjëherë pas prezantimeve, debati dhe diskutimi konstruktiv zuri vend.

Marsida Balla, një e re nga Librazhdi tha se të rinjtë Librazhdas ndihen të vlerësuar për këtë takim ballafaqimi dhe u shpreh se më shumë takime të tilla të hapura duhet të realizohen në të ardhmen në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Zoti Gështenja sa herë vini ju në Librazhd dhe çfarë keni bërë për rininë Librazhdase deri më tani? – iu drejtuar Marsida deputetit të zonës.

Në foto: Nxënësja Marsida Balla, foto nga Arlis Alikaj

‘E nderuar Marsida jam shumë i lumtur që jam sot me ju. Kam 31 vite pune  që derdh djersë dhe tani që jam deputet mundohem të vij të paktën çdo fundjavë të vizitoj Librazhdin dhe të rinjtë ruralë. Me origjinë vetë jam nga Dorëzi (fshat në Librazhd) dhe megjithëse deputet opozite dhe nuk kam shumë në dorë përveçse presionit, kam mbështetur të rinj individë brenda dhe jashtë mundësive. Kam përgatitur një projekt enkas për rininë Librazhdase për turizmin, sitet akreologjike si via Egnantia apo burime në Parkun Shebenik Jabllanicë që krijojnë mundësi punësimi dhe inovacioni për rininë e rrethit të Librazhdit. Gjithmonë mundohem të jem pranë rinisë dhe mudohem të jem fizikisht i pranishëm pasi besoj tek kontakti sy më sy’, përfundoi deputeti Gështenja.

Klea Fasja, një tjetër nxënëse e shkollës së mesme Ibrahim Muça në Librazhd, iu drejtuar deputetes Zheni Gjergji se çfarë argumenti i jep ajo të rinjve që mos e braktisin vendin e tyre.

‘‘Bëhuni të rinj të formuar. Formohuni që të bëheni profesionistë në pasionin tuaj e të mos vareni për një vend punë nga politika. Kjo temë është një plagë për mua pasi këtu do flas dhe si profesore e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan nga ku shumë degë po mbyllen për mungesë të studentëvë që ikin në emigrim. Personalisht kam bërë shumë sakrfiica për të qënë këtu ku jam me doktoraturë dhe e nderuar të ju përfaqësoj juve’’, u shpreh deputetja Zheni Gjergji.

Eglis Braho, një tjetër nxënës pyeti se ku studiojnë fëmijët e deputetëve nga ku deputetja Gjergji ndau dhe eksperiencën e saj personale:

‘‘Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa ta shoh bosh shtratin e djalit të saj.  Këshilla që i kam thënë dhe fëmijës tim të larguar në Gjermani është, rritu i lirë! Nuk duhet të jetë primare përfitimi. Ka goxha mundësi dhe mbështetje në programe të ndryshme shkollimi të cilat ju duhet të ndërtoni një CV të larmishme me punë komunitare e vullnetare për të përfituar nga këto benefite’’, tha deputetja Gjergji.

Klasat kolektive problem i zonës së Librazhdit

Sipas të dhënave të shpërndara nga deputeti Lefter Gështenja, nga 233 klasa në Librazhd dhe Prrenjas rreth 110 prej tyre janë klasa kolektive ku nxënësve u priviohet e drejta për arsim cilësor pra rreth 47% mungojnë investime si në laboratorë apo infrastrukturë. Disa prej mësuesve të pranishëm në sallë u shprehën të shqetësuar nëse kjo do të sillte reduktim të numrit të tyre por deputeti qartësoi se nuk ishte ky rasti. Gjithashtu nxënësi Arlin Bashllari ngriti problemin e mungesës së laboratorëve . Sindi tha se një i ri nuk mund të punojë me një pagë minimale që paguhet në Librazhd pasi nuk plotëson dot egon e tij dhe ëndrrat. Diskutimi i tyre u fokusua te mugesa e jetës sociale, praktikave të punës së paguara në qytet si dhe mungesës së investimeve në zonat rurale apo pagës së ulët me të cilën punojnë të rinjtë, me të cilën nuk përballojnë dot jetesën si dhe kryerjen e  aktiviteteve rinore.

Zotimi i deputetëve ndaj të rinjve Librazhdas

 Në fund të takimit, deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lefter Gështenja dhe Zheni Gjergji, nënshkruan në shenjë simbolike një marrëveshje ku ata dhanë fjalën për të angazhojnë më shumë të rinjtë në vendimarrje dhe këshillat bashkiakë, të ndryshojnë strategjitë duke i bërë të rinjtë pjesë e axhendës si dhe në rast se dështojnë në disa prej gjërave të premtuara të paktën ti dëgjojnë më shumë të rinjtë e të jenë afër tyre. Në fund të takimit deputeti Lefter Gështenja, si deputet i ardhur nga zona e Librazhdit dhe e ndjen veten më afër Librazhdit dhe Prrenjasit, ndau me të rinjtë pjesëmarrës numrin e tij të celularit dhe i ftoi të rinjtë ta telefononin për çdo shqetësim të tyren. ”Megjithëse jam deputet opozitar dhe jo përfaqësues i partisë në pushtet, mbase nuk kam shumë në dorë për të bërë, por ju jap fjalën se do ju dëgjoj e do loboj për kauzat tuaja”, u tha Gështenja të rinjve.

Deputeti Lefter Gështenja me kontratën sociale të firmosur, foto nga Arlis Alikaj

Deputetja Zheni Gjergji, me kontratën sociale rinore të firmosur prej saj. Foto nga Arlis Alikaj

Ju falenderojmë shumë për mundësinë e dhënë dhe që erdhët në qytetin tonë, tha Eglis Braho, tani e tutje pas këtij takimi që ngjalli disi shpresë, është detyra jonë të jemi advokatorë të vetvetes dhe ti mbajmë deputetët përgjegjës për detyrat që kanë ndaj nesh.

Për më shumë shihni dhe pjesë nga takimi në videon më poshtë: 👇

 

 

Ky aktivitet u realizua nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në kuadër të iniciativës “Mbështetja për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri”, i cili është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Amerikan.
Shperndaje