“Ndjeja diçka që më drithëronte!” Frederik Ndoci kujton puthjen me aktoren e...

“Ndjeja diçka që më drithëronte!” Frederik Ndoci kujton puthjen me aktoren e njohur

572
0

Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ka rrëfyer se në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”, ka pasur një puthje reale me aktoren Sesilia Plasari, por për fat të keq ky moment është hequr nga xhirimet.

Në një intervistë për “Panoramën” ai e kujton këtë moment me shumë nostalgji dhe shprehet se ndjente diçka që e drithëronte.

Megjithatë Ndoci shprehet se ishte i ndrydhur nga koha e atëhershme dhe nuk mund të mos i mendonte pasojat që do të kishte nëse do të guxonte:

“Skenari e kishte një puthje mes meje dhe partneres. Dhe që do ishte, me sa di unë, e para puthje pa truk kineast, por origjinale në kinematografi. Bëmë nja 5-6 muaj prova “me sikur” (në gjuhën e artit dramatik) me Sesilian, që ishte mjaft vajzë mendjehapur për kohën. Unë për vete fillova të ndjej sinqerisht diçka që më drithëronte, te, por nga që isha i martuar me ish-njëshin, me urdhër partie, nuk kisha shumë guxim të mos çaja kokën nga pasojat që do me sillte partia nëse do guxoja…”

“Mua, të them të drejtën, me shijoi shumë që në provën e parë, por që na u desh ta përsërisnim pothuajse aq shumë sa nuk mbaj mend sa kohë na mbeste bosh pa e përsëritur. Hahah…ngaqë emocionet aktoriale shpesh përzihen me ato fiziologjike instinktore të qenies njerëzore”, vijon Ndoci.