Ndikimi rus në Shqipëri, Rama: Nuk kemi fakte, por shumë të dhëna

Ndikimi rus në Shqipëri, Rama: Nuk kemi fakte, por shumë të dhëna

193
0

Pas intervistës në emisionin “Porta a Porta”, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë tjetër për gazetën italiane “La Repubblica”. Mediat italiane gjatë këtyre javëve i kanë kushtuar shumë rëndësi zhvillimeve politike në vend. Për gazetarin Giampaolo Cadalanu, Rama ka thënë se nuk ka fakte konkrete për ndërhyrjen ruse në Shqipëri, por ekzistojnë shumë të dhëna. “Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre”, është shprehur Rama. I pyetur për akuzat e opozitës, Rama ka thënë se Shqipëria ka hyrë në proces modernizimi dhe forcimi të sistemit gjyqësor. “Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen”, është shprehur ai. Rama ka përsëritur edhe një herë për “La Repubblica” se “Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh  të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.”