FSHF me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan sot se pas gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium, pasi Turqia ka një ligj antisportiv dhe nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.
TIRANË- Ditën e djeshme, tifozëve shqiptarë u është bërë bllokadë, duke u sekuestruar banderolat dhe materialet e tjera për në stadium.
FSHF me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan sot se pas gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium, pasi Turqia ka një ligj antisportiv dhe nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.
Kështu ditën e sotme, për tifozët kuqezi që do të jenë në stadium, do të ndalohen: megafonët, banerat e ultrasve, banerat me imazhe personaloe apo veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi, siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”.
NJOFTIMI I PLOTË
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.
Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.
Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.
Sot Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje me Turqinë, në 20:45 e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020. Shqipëra dhe Turqia ndeshen për herë të dytë në grupe. Kujtojmë se sfida e parë mes tyre e luajtur në Shkodër përfundoi në favor të turqve.