Ndarja me Donaldin, Alberije Hadergjonaj për Beatrix: Partneri i ardhshëm i saj,...

Ndarja me Donaldin, Alberije Hadergjonaj për Beatrix: Partneri i ardhshëm i saj, të jetë burrë jo legen…

113
0

Albërije Hadërgjonaj ishte e ftuar në puntatën e dytë të “Zemër Luana”. Gjatë lojës këngëtarja e njohur u pyet se si duhet të jetë një mashkull ideal për mbesën e saj Beatrix Ramosaj.

Sipas saj mashkulli perfekt për ish-banoren e “BBVIP” duhet të jetë një burrë dhe jo legen, duke lënë kështu të nënkuptohej se kjo përgjigje mund të jetë dhe një kunjë për Donald Veshajn.

 

 

“Një djalë me vlera njerëzore duhet të ketë në krah sepse Trixa është një vajzë e ciltër, nuk mund të them që është naive, por e pastër si kristali. Një burrë, jo legen. Një burrë me “rr” të fortë, jo me “r”’- tha Albërija.

 

Disa kohë më parë, Albërija ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe deklaroi se lidhja e Beatrix me Donaldin në format u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit teksa ironizoi edhe Donaldin duke u shprehur se nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton.

 

“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton. Këngët janë gati dhe një ndër to do jetë edhe remake i ‘Lozonjares’.”-tha ajo.