Ndahet nga jeta në Itali bashkëshortja e bankierit të vrarë, Artan Santo

Ndahet nga jeta në Itali bashkëshortja e bankierit të vrarë, Artan Santo

771
0

artan-dhe-ariane-santoKur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja në mes të kryeqytetit e bankierit Artan Santo, një tjetër lajm ka tronditur sërish këtë familje.

Burime pranë familjes Santo kanë bërë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta edhe bashkëshortja e bankierit.

Gruaja e Artan Santos mësohet se është ndarë nga jeta në Itali, ku kishte disa kohë që kishte shkuar atje për tu kuruar. “Që pas vrasjes së bashkëshortit në mes të metropolit shqiptar, gjendja e saj  shëndetësore ishte përkeqësuar shumë ”, thanë për SYRI.net burime nga familja Santo.

Mësohet se një ditë më parë, ajo ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, policia nuk ka ende një pistë apo emër autori, për vrasjen e bankierit më popullor në rrethet e biznesit shqiptar, ngjarje e ndodhur në mes të Tiranës, që tronditi gjithë opinionin publik./SYRI.net/