NASA punëson teologë për të kuptuar se si do të reagojë bota...

NASA punëson teologë për të kuptuar se si do të reagojë bota ndaj alienëve

367
0

NASA ka punësuar një prift për të përgatitur qeniet njerëzore për takime me jashtëtokësorët. Dr Andrew Davison është një nga 24 ekspertët fetarë që morën pjesë në një program të sponsorizuar nga NASA në Qendrën për Kërkim Teologjik (CTI) në Universitetin Princeton në New Jersey.

Grupi synon të vlerësojë se si do të reagonin fetë e ndryshme ndaj ekzistencës së jetës jashtëtokësore. Davison do të publikojë gjithashtu një libër mbi këtë temë në vitin 2022. I titulluar “Astrobiologjia dhe Doktrina e Krishterë”, libri vë në dukje se bota po i afrohet zbulimit të jetës jashtëtokësore.

Ish-kreu i Institutit të Astrobiologjisë, Carl Pilcher, shpjegoi se teologët u kontaktuan për të kapërcyer hendekun midis shkencës dhe fesë. Pilcher thotë se është thjesht e paimagjinueshme të mendosh se Toka është i vetmi planet ku ka jetë, “kur ka mbi 100 miliardë yje në këtë galaktikë dhe mbi 100 miliardë galaktika në univers”.