“Nano bënte për një çerek ore, atë që Berisha e bënte për...

“Nano bënte për një çerek ore, atë që Berisha e bënte për një vit”, Ceka nxjerr ”të palarat” e ish-kryeministrit socialist

476
0

I ka njohur të dy nga afër dhe mes Sali Berishës e Fatos Nanos, Neritan Ceka veçon këtë të fundit. Teksa ka qenë ministër i tij, Ceka shprehet se Nano qendronte shumë pak në zyrë, e megjithatë arriti të ndërmerrte disa prej reformave më të rëndësishme në vend.

“Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku.

Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrën më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai, Berisha la vetëm bankën Dardania. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano”, tha Ceka në një intervistë në emisionin “Opinion”.

“Nëse do kishte talentin politik të Berishës, nëse do kishte vizionin e Nanos, racionalitetin e Majko-Metës, Ramën e lëmë mënjanë, Ramës po i marrim vetëm talentin për të bërë ndonjë pikturë, dhe i paparashikueshëm, mund të bësh një politikan. Ana e errët e tyre është se nuk kanë menduar kurrë që nga 4 milionë kemi përfunduar një popull 2 milionë sa një lagje. Këtu ne na duhet kryetarë bashkie dhe politikanë që shkojnë në zyrë në orën 8 të mëngjesit, dhe e mbyllin në orën 4, që dalin pa frikë me familjet e tyre”, tha më tej Ceka.