“Na kanë vjedhur paratë”, familja ‘ngre në këmbë’ policinë e Tiranës, por...

“Na kanë vjedhur paratë”, familja ‘ngre në këmbë’ policinë e Tiranës, por ajo që zbulohet i lë pa fjalë

426
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje në Tiranë. Pasi kanë konstatuar mungesën e parave në shtëpi, familjarët i janë drejtuar policisë, ku kanë bërë denoncimin për vjedhje.Por pas hetimeve paraprake ka rezultuan se vajza e tyre 19-vjeçare, ia kishte dhënë paratë (500 mijë lekë të vjetra) të dashurit të saj 21-vjeçar, dijeninë e familjes dhe kishte sjell një alarmim.

 

Njoftimi i policisë

 

Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në lidhje më vjedhjen e një shumë lekësh, të cilat ja ka dhënë shtetasit (të dashurit) pa dijeninë e familjes, shtetasit N.K, vjeç 21, banues në Kamzë, i cili i ka dorëzuar. Neni 305 i Kodit Penal.