Mynyr Koni kthehet në detyrë: Meta mbrojti autonominë universitare

Mynyr Koni kthehet në detyrë: Meta mbrojti autonominë universitare

453
0

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka folur për mediat, një ditë pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra. Koni shprehet se Meta duke mos nënshkruar shkarkimin e tij ka mbrojtur autonominë universitare.

 

 

 

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke mos firmosur shkarkimin tim, mbrojti autonominë universitare. Mua më mbështesin shumica e kolegëve. Kam kontribuar dhe do të kontribuoj për arsimin shqiptar. I kam shërbyer dhe do i shërbej institucionit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Koni.

 

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni u pezullua nga detyra nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Presidenti i Republikës Ilir Meta rrëzoi me dekret një ditë më parë, propozimin e qeverisë për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.