Musaka pa patate

Musaka pa patate

472
0

Musaka me mish, lakër, pak oriz dhe… Merrni përbërësit, kurseni kohë dhe shijojeni

Përbërësit:

– 300 g lakër;

– 1 filxhan oriz;

– 3-4 kërcej qepë të reja;

– kripë;

– piper;

– 1 domate të madhësisë mesatare;

– 250 g mish të bluar;

– 2 vezë;

– 300 ml kos;

– sodë bikarbonate sa mund të kapet me gisht;

– 1 lugë miell;

– 4-5 lugë vaj.

Përgatitja:

Qepët e reja pritni dhe fërgoni në vaj. Pastaj shtoni lakrën e grirë imët dhe kur të ndryshojë ngjyrën shtoni mishin e bluar dhe orizin e shpëlarë, pastaj edhe domaten e pastruar të prerë në pjesë.

Të gjitha fërgoni pesë minuta, duke i përzier. Në fund qitni kripë dhe piper.

Tretjen e gatshme vendoseni në një tepsi për pjekje dhe përhapeni në mënyrë të barabartë.

Qitni ujin e nxehtë (duhet të mbulojë musakanë). Futeni në furrë që të piqet në 200 gradë Celsius, jo më shumë se 40 minuta, përkatësisht derisa lëngu të avullohet, ndërsa orizi të zbutet.

Musakasë qitni sipër përzierjen e qumështit të bërë nga vezët e tundura, qumështin e përzier me sodë bikarbonati dhe miellin.

Përzieni derisa të bëhet masë e njëtrajtshme.

Qitni mbi musaka, kthejeni në furrë dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë ari.

Ju bëftë mirë

Shperndaje