Lorik Cana ishte mungesa e madhe në miqësoren e djeshme që legjendat e Shqipërisë në futboll, zhvilluan ndaj atyre të Italisë. Edhe pse ishte në listën e pjesëmarrësve, ish-kapiteni i Kombëtares ‘zhgënjeu’ tifozët që prisnin rikthimin e tij me ngjyrat kuqezi.
Mësohet se e gjithë situata e ka pasur një shpjegim, me Canën që e ka pasur të pamundur për pjesëmarrje.
Ai ka njoftuar organizatorët se për shkaqe familjare nuk kishte mundësi të udhëtonte drejt kryeqytetit shqiptar, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël. Pra, ish kapiteni kuqezi do të bëhet baba për të dytën herë, ndaj ishte e pamundur pjesëmarrja në ‘Air Albania’.