Muaji i shenjtë i Ramazanit, datat dhe kalendari i agjërimit sipas orëve

Muaji i shenjtë i Ramazanit, datat dhe kalendari i agjërimit sipas orëve

541
0

Muaji i shenjtë i Ramazanit, është eventi më i madh vjetor i besimtarëve të besimit islam.

 

Në këtë muaj sipas fesë Islame ka zbritur në tokë libri i shenjtë i Kur’anit, si dhe në këtë muaj në 10 ditëshin e fundit të tij është Nata e shenjtë e Kadrit, agjërimi i të cilës për besimtarët myslimanë është e barabartë me një mijë muaj.

 

Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë e privojnë veten nga ushqimi, pija, marrëdhëniet seksuale, dhe gjërat e tjera të ndaluara gjatë kohës së caktuar nga agimi i ditës deri në momentin kur të perëndojë dielli.

 

Besimtarët myslimanë përfundojnë ushqimin dhe pirjen gjatë kohës së agimit (imsakut) dhe që ndryshe quhet ‘syfyr’, dhe e hapin kohën e ushqimit në momentin kur perëndon dielli (akshami) e që ndryshe quhet ‘iftar’.

 

Sipas besimit islam, muaji i Ramazanit është muaji ku në të cilin besimtari ka mundësinë që me anë të agjërimit dhe shtuarjes së adhurimit e përmendjes së Zotit në vendet e faljes (Xhamitë), si dhe leximi i librit të shenjtë të myslimanëve, Kur’anit, të fitojë shpërblimin te Zoti (Allahu në arabisht), për veprat e tij të mira, si dhe ka më shumë mundësi pranimi të faljes nga Zoti për mëkatet që një besimtar mund të ketë bërë.

 

Agjërimi në muajin e Ramazanit, ka ardhur si një urdhëresë nga Zoti dhe e transmetuar në librin e shenjtë të Kur’anit me ajete kuranore (versete).

 

Në fund të mujit të shenjtë të Ramazanit, bëhet falja e Bajramit të Madh, ku tradita profetike dhe fetare kërkon edhe dhënien e ‘Sadakasë’ pra dhënien e një shume simbolike parash nga çdo familje apo person, në ndihmë të të vobektëve, të personave në nevojë, të cilët tu mundësohet edhe atyre një drekë e festës së Bajramit si të gjithë familjeve myslimane.

 

Nesër fillon për këtë vit muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë, i cili fillon zyrtarisht me daljen e hënës së plotë të ditës së parë të muajit Ramazan sipas kalendarit hënor islam pra sot dhe mbyllet me 4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në sheshe dhe xhami.

 

Redaksia e Newsbomb.al i uron të gjithë besimtarëve myslimanë, gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërim të mbarë, sa më të lehtë e të pranueshëm.