Mourinho: Ky Bayern, shumë i dobët

Mourinho: Ky Bayern, shumë i dobët

530
0

Jose Mourinho ka kritikuar paraqitjen e Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të mira për Liverpoolin, pas fitores në ‘Allianz Arena’. Liverpool me një fitoren 1:3 në Gjermani ndaj Bayern Munich, ka arritur të siguroi një vend që dërgon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mourinho, i cili që nga dhjetori është i papunë, tani po paraqitet shpesh në televizione në cilësinë e analistit. “Liverpooli sulmoi, Bayerni është mbrojtur”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’. “Lewandowski ishte i vetëm në sulm, dhe nuk kishte aspak presion në mesfushë. James Rodriguez ishte komplet i humbur”. “Ishte një paraqitje shumë e dobët nga ky Bayern. Mendoj se për herë të parë në nëntë vite ata nuk janë në çerekfinale”

Shperndaje