MOTI : Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

MOTI : Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

459
0

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në pjesën gjysmë lindore të Shqipërisë duke sjellë dhe shira të izoluar.

Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.