Moti/ Nesër parashikohet rënie drastike e temperaturave

Moti/ Nesër parashikohet rënie drastike e temperaturave

458
0

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore. Pas mesditës, ka një fuqizim të përkohshëm të reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 3°C në mëngjes por rënie më të ndjeshme sjell mesdita në orët e mbrëmjes në gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 6 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror dhe Ballkani mbeten me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere dhe dëbore. Po ashtu, reshje shiu e dëbore do të përfshijnë pjesërisht Britaninë dhe Europën Veriperëndimore. Por pjesa më e madhe e Europës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.