Moti/ Ja çfarë iu pret nesër

Moti/ Ja çfarë iu pret nesër

526
0

Edhe gjatë ditës së nesërme meteorologët parashikojnë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e diele, dt.12) reshjet pritet të zhvendosen drejt veriut të vendit, lokalisht shumë intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata. Nesër (e hënë, dt.13) ato priten të përfshijnë gjithë territorin ku në qendër dhe në jug-perëndim ato pritet të jenë lokalisht mesatare deri intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

– Në bregdet: 12 °C / 18 °C

 

– Në vendet e ulta: 12 °C / 17 °C

 

– Në vendet malore: 5 °C / 11 °C.

 

ERA

 

Sot pasdite (dt.12) dhe nesër (dt.13) era pritet të jetë mesatare pothuajse në të gjithë territorin, përjashtim bëjnë bregdeti apo zonat malore ku ajo pritet të arrijë deri e fortë.

 

Shperndaje