Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi

Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi

497
0

Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të portit të Barit, dy tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e së mërkurës nga porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij porti.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, të linjës Durrës-Bari, që do të niseshin rreth orës 23:00 të darkës, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit.

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, në orën 17:00, (e mërkurë) pasi situata në këtë porti italian paraqitet më e qetë.

Në këtë situatë, porti i Durrësit ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit.