Moti i keq, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

Moti i keq, përmbytje në Vlorë dhe Durrës

495
0

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit tonë.

Mësohet se lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një pjesë të pazarit në urën e Mifolit. Sipas të dhënave, niveli i lumit Vjosa ka arritur në 6.9 metra, ndërsa pika kritike është 7.3 metra.

Po ashtu, për shkak të reshjeve ka pasur probleme dhe në qarkun e Durrësit. Sipas informacioneve, probleme me përmbytjet kanë pasur disa fshatra që përshkon lumi Erzen.

Sipas “Abc News”, aktualisht mbi 120 familje rezultojnë të izoluara dhe niveli i ujit kalon 1.5 metra nëpër banesa. Mbi 60 familje janë izoluar në fshatin Katund i ri, 30 në fshatin Erzen dhe 30 në Sukth.

Kujtojmë se pak ditë më parë, si pasojë e reshjeve të shiut u përmbytën disa zona në veri të vendit