Dita e soteme do të nisë me një mot të qëndrueshëm. Sipas IGJEUM, në orët e paradites do të ketë kthjellime, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë dominuese.
Vetëm në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i lehte i vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore.
RESHJET
Më përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 17 °C
në vendet e ulëta: 6 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 12 °C
ERA
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.