Kjo e dielë do të nisë me reshje shiu e shtrëngata, të cilat pritet të jenë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës.
RESHJET
Priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës. Në qarkun Vlorë ato priten mesatare, ndërsa në qarqet e tjera në përgjithësi të dobëta .
Intensiteti i reshjeve në Veri do të vijë duke u rritur dhe ato do të të shoqërohen edhe me shtëngata.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 24 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C
ERA
Era do te fryje mesatare deri e forte, sidomos në bregdet.