Mot i kthjellët të shtunë e të diel

Mot i kthjellët të shtunë e të diel

506
0

Sot pjesa më e madhe e vendit paraqitet e kthjellët ndërsa ekstremi jugor mbetet me vranësira e reshje të izoluara deri në mesditë kur kthjellimet dominojnë të gjithë territorin. Të dielën, gjatë gjithë ditës, moti paraqitet kryesisht i kthjellët. Dita e shtunë sjell rënie të temperaturave me 3 – 4°C në mëngjes por vetëm rënie të lehtë në mesditë duke luhatur ekstremumet nga -5°C në 11°C. E diela, sjell rritje të lehtë në mëngjes por 2 – 3°C rritje në mesditë.