“Mos ma prek gruan”, Shpat Kasapi tregon “incidentin” në

 

Vetëm pak ditë më parë këngëtari i njohur Shpat Kasapi u bë baba për herë të parë. Roel është djali që erdhi në jetë, ndërsa këngëtari dhe partnerja e tij Selvije e mirëpritën me shumë dashuri.

Megjithatë Shpat Kasapi në një intervistë që ka dhënë së fundi ka treguar një “incident” që ka ndodhur në një dasmë, ku ai ishte ftuar për të kënduar.

Teksa në formë dashamirësie kishte përqafuar njërën prej grave që ishte e pranishme, bashkëshorti i kësaj të fundit nuk e ka pritur fare mirë.

“Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. Mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thashë pak më vonë. Më pas, ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Më vonë më tha se po bëj shaka. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thashë se thjesht doja ta sillja të kërcente”– tha këngëtari në rrëfimin e tij.

Megjithatë cdo gjë shkoi mirë dhe ata u sqaruan me njëri tjetrin.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *