Mos kini frikë nga dentisti; Studimi i ri tregon si ndikojnë problemet...

Mos kini frikë nga dentisti; Studimi i ri tregon si ndikojnë problemet e dhëmbëve tek Koronavirusi

519
0

Kemi dëgjuar studime të ndryshme në kohën e pandemisë për virusin dhe shkaktarët e tij. Ky i sotme është një i ri i cili është vënë në dukje dhe nga një dentiste shqiptare Mirela Gjoni. Në statusin e saj Mirela shkruan:

“Të dashur pacientë ! Kam shkruar në kohën e Karantinës në lidhje me “Rëndësinë e higjienës së gojës “ dhe nuk u surprizova kur lexova artikullin e mëposhtëm . Goja dhe hunda janë porta kryesore. Vendosni një derë të blinduar që mos të sëmureni. Lajeni gojën përdorni flossin ( fillin ) dentar dhe shpesh lani dhe hundët me ujë dhe sapunë, vini maskën në ambiente të mbyllura. Shkoni te dentisti në se keni gurza dhe gjakderdhje ,janë pikërisht “ato” që mbartin baktere dhe shërbejnë si strehë për virusin .

 

Studimi nxjerr në dukje se pacientet më të shumtë që kanë qenë në gjendje të rend nga Covit19 kanë pasur probleme të mëdha me infeksionet e mishrave të dhëmbëve .”

 

Studimi nga  Mike Moffitt, SFGATE

 

“Rezultatet e këtij studimi janë një kujtesë e rëndësishme që higjena e dobët e dhëmbëve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e përgjithshëm të një personi. Larja e shpeshtë dhe pastrimi janë thelbësore për të parandaluar sëmundjen parodontale, përfshirë gingivitin.

 

Shumë njerëz po anashkalojnë dentistët gjatë pandemisë për shkak të shqetësimeve për infeksionin. Për ironi, kontrollet e shtyra mund t’i rrezikojnë ata nga një rast i rëndë i COVID-19 nëse kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve.

 

Nëse mishrat e dhëmbëve janë të fryrë dhe të prirur për gjakderdhje, bëjeni vetes një nder – shkoni tek dentistin tuaj. “