Mos e gënjeni veten, nëse keni këto cilësi nuk do jeni asnjëherë...

Mos e gënjeni veten, nëse keni këto cilësi nuk do jeni asnjëherë të pjekur

312
0

Për tu pëlqyer dhe pranuar nga shoqëria, ne shpesh përpiqemi të tregojmë se jemi të përsosur. Por është e rëndësishme të dini se askush nuk ka lindur i përsosur. Ne nuk mund t’i pëlqejmë të gjithëve përreth nesh dhe as nuk duhet të përpiqemi ta bëjmë atë.

 

Më poshtë janë disa nga arsyet pse nuk duhet t’i përshtypje të tjereve dhe t’i jepni përparësi vetes suaj.

 

Përulja nuk ju bën të dukeni modest

 

Përulja shihet më shumë si modesti false. Ajo duket më shumë si pjesë e shfaqjes suaj fallso e cila do sjellë shumë besdi tek njerëzit. Mos iu përul askujt!

 

Bëjini udhëtimet për t’i shijuar dhe jo për t’i bërë zili njerëzve në rrjetet sociale

 

Një studim tjetër pohoi se njerëzit zakonisht udhëtojnë për “status shoqëror dhe pëlqime” sesa për të eksploruar vendin. Njerëzit zakonisht zgjedhin të bëjnë udhëtime për t’i bërë të tjerët me zili dhe për t’i tregur përmes fotove të tyre në “Instagram” sa bukur po kalojnë. Është koha që ne heqim dorë nga telefonat, të shijojmë udhëtimin dhe të jemi mirënjohës për atë që nëna natyrë na ka ofruar.

 

Bëni gjithçka për tu dukur perfekt në një takim nga frika e refuzimit

 

Epoka moderne e takimit ka revolucionarizuar në brezin e fundit. Njerëzit përpiqën të tregojnë anën e tyre më të mirë dhe të lumtur në vend që të jenë të sinqërtë. Kjo ndodh sepse të dyja palët shqetësohen nëse përsoni që kanë përballë e pëlqen apo jo. Dije që të jesh i sinqertë është gjë shumë e mirë. E drejta dhe ndershmëria jote do vlerësohet gjithmonë dhe nuk do të të lerë asnjëherë në baltë.

 

Nuk jeni vetvetja, hiqeni si dikush tjetër

 

Ndonjëherë ne shkojmë edhe në ekstreme për t’i bërë dikujt përshtypje. Vishemi me rroba të bukura dhe hiqemi më miqësor sesa jemi në realitet. Kjo mund të konsiderohet normale.  Por sipas një studimi ajo që nuk është normale është nëse një person përpiqet t’i bëjë përshtypje dikujt tjetër duke bërë gjëra që nuk janë të rehatshme dhe të dalë nga vetja.

 

Tregoni marrëdhënien tuaj në mediat sociale

 

Në ditët e sotme, çiftet pëlqejnë të ndryshojnë marrëdhëniet e tyre në mediat sociale për t’ia vërtetuar  njëri-tjetrin dhe botës se dashuria e tyre është e fortë. Një studim pretendon se ky impuls për të ngarkuar shumë postime nga marrëdhënia juaj quhet ndryshe dhe si “dukshmëria e marrëdhënieve”. Çiftet që ndjehen të pasigurt me marrëdhënien që kanë ose mund të ndjehen paksa të dobët për partnerin, ata përdorin platforma të mediave sociale për t’i vërtetuar botës se ata janë shumë mirë. Me fjalë të tjera, komentet pozitive nga rrjeti i tyre mund t’i heqin nga shqetësimi i tyre personal për marrëdhëniet.

 

Shpenzimet ekstravagante në dasma

 

Në ditët e sotme, dasma bëhën shumë luksoze për t’i bërë përshtypje të ftuarëve ose për ta bërë si “momentin” më të veçantë në jetë. Nuk është një ide e keqe të kesh një dasmë luksoze por sipas një studimi një dasmë e madhe me harxhime të mëdha mund të rrisë shanset për t’u divorcuar. Nga ana tjetër, martesat e kursyera mund të rezultojnë në martesa të lumtura dhe të zgjatura.

 

Braktisja e ëndrrave tuaja

 

Të kesh ëndrra dhe aspirata është një nga mënyrat më të mira për të lulëzuar në jetë, veçanërisht kur keni punuar me gjak, djersë dhe lot për t’i arritur ato. Ju keni ardhur deri tani dhe jeta ju ka çuar në këtë moment, por gjithçka do të jetë e kotë nëse do të tundoheni të minimizoni gjërat që i keni kushtuar jetën tuaj vetëm për të kënaqur dikë tjetër. Mos e bëni këtë vetë! Ju meritoni më të mirën për gjithçka.