Mori mandatin e deputetit, kërcënohet Ligoraq Karamelo

Mori mandatin e deputetit, kërcënohet Ligoraq Karamelo

476
0

 

 

Vetëm një javë pasi u betua në Kuvend si deputet, Ligoraq Karamelo thotë se është kërcënuar. Siç bën me dije Karamelo, ai është kërcënuar nga tre persona të cilët kanë tentuar ta godasin dhe e kanë quajtur tradhëtar.

Karamelo: Jam kërcënuar edhe për organizatën që përfaqësoj, u afruan shumë qytetarë të cilët më mbrojtën nga dhuna. Deputeti  Karamelo thotë se rastin e ka denoncuar në drejtorinë e Policisë Korçë, e cila ka shoqëruar një person. Seancën e 13 marsit, Ligoraq Karamelo dhe 6 deputetë të tjerë nga opozita bënë betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit. Karamelo ishte  kandidat vijues në listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.