Monika Kryemadhi në Miçigan, viziton dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit...

Monika Kryemadhi në Miçigan, viziton dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit shqiptar

372
0

Në vijim të turit të takimeve me komunitetin shqiptar në Miçigan, Monika Kryemadhi  vizitoi dy kishat katolike që i shërbejnë komunitetit shqiptar.

Takimin e parë e zhvillova në kishën ‘Zoja Pajtore’ ku fillimisht takova Dom Ndue Gjergjin, i cili më foli për historinë e themelimit të kësaj kishe. Kjo kishë u krijua në qershor të vitit 1977, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Detroit.

“Kisha Katolike ‘Zoja Pajtore’ është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare, gjithashtu promovon libra dhe talente të reja, seminare dhe simpoziume të ndryshme”, tha Dom Ndue Gjergji.

Pas këtij takimi, mora pjesë edhe në meshën e zhvilluar në këtë kishë, ku mbajta edhe fjalën time para të pranishmëve.

‘Unë do të mundohem pafundësisht sepse, ashtu siç i thashë edhe Padre Ndues dje, kam gjetur paqen, qetësinë dhe lumturinë, ditën që jam gjendur pranë Zotit. Besimi në Zot më ka dhënë forcën për të përballuar sfida të mëdha. Më ka ndihmuar në ndarjen midis të mirës dhe të keqes, për të bërë ndarjen në konflikt midis fëmijëve dhe mua, midis bashkëshortit dhe nënës dhe për të kuptuar që baza, forca dhe fuqia në të gjithë ne, është familja. Prandaj lutemi që ne në Shqipëri të kemi një familje të fortë sepse në këto kohë të trazuara është shumë e rëndësishme për të mbajtur institucionin e fortë të familjes, ku në bazë të familjes ndërtohet shoqëria, dhe shoqëria është ajo që ndikon shtetin tonë. Sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për të pasur njëri tjetrin pranë, kanë nevojë për ta parë dhe për ta ndjerë njëri tjetrin si vëlla dhe si motër sepse vetëm kështu ne do të vazhdojmë të jemi një komb i denjë dhe i barabartë, për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si dhe për të qenë të barabartë si të gjithë popujt e tjerë në botë.”

E mbylla fjalën time duke i uruar të gjithë të pranishmit me një fjali zemre: Zoti ju ruajttë juve, Zoti ju ruajttë familjet tuaja dhe Zoti qoftë me ne kudo në rrugën tonë të drejtë, në mendje, në shpirt dhe në zemër.

Gjithashtu vizitova edhe Kishën e ‘Shën Palit’. Kjo kishë e themeluar në vitin 1981 nga komuniteti shqiptar sot drejtohet nga Dom Fred Kalaj. Kisha ‘Shën Palit’ i shërben rreth 2000 familjeve në Detroit.

Në fund u ndala edhe tek busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Detroit.