Moment i trishtë për Angela Merkel, kancelarja humb nënën

Moment i trishtë për Angela Merkel, kancelarja humb nënën

476
0

Nëna e kancelares gjermane Angela Merkel, Herlind Kasner, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë të mërkurën.

“Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e kancelares dhe familjes së saj”, tha zëdhënësi i agjencisë së lajmeve DPA.

Kasner besohet se ka vdekur në fillim të prillit, sipas revistës gjermane SuperIllu, e cila raportoi për vdekjen e saj.

Një grup i vogël familjesh dhe miqsh do të marrin pjesë në funeralin e saj në qytetin verilindor të Gjermanisë Templin, ku ka jetuar për shumë vite, njoftoi SuperIllu, shlruan DW, transmeton Newsbomb.al.

Kancelarja gjermane ëe ka mbajtur gjithnjë të mbyllur heremtikisht jetën e saj privare.

Ajo nuk ka dashur ta zbulojë për publikun nënën, megjithëse e ka përmendur se ajo ka gëzuar një marrëdhënie të ngushtë me të.

48281250_401.jpg