Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

541
0

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat në qershor.

 

Në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Mogherini ka deklaruar se Ballkani është në Europë, duke iu referuar hartës.

 

“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të përdorim fjalën zgjerimi, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën “, theksoi ajo.

 

Megjithatë dëshira e shefes së diplomacisë evropiane duke “largët”, pasi një nga vendet anëtare po “lufton” që të vendosen vizat për Shqipërinë.

 

Shumë analistë votimin e Parlamentit në Holandë e shikojnë si një veto për çeljen e negociatave.