Moderatorja shqiptare jep vendimin e papritur: Nuk do të jem më prezantuese...

Moderatorja shqiptare jep vendimin e papritur: Nuk do të jem më prezantuese e emisionit (FOTO)

675
0

Prezantuesja Ola Bruko, ka bërë publik largimin nga moderimi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Mbrëmjen e kaluar u vu re mungesa e saj, teksa emisioni u moderua vetëm nga Sidrit Bejleri dhe Elvis Naçi. Të shumta kanë qenë mesazhet që kanë mbërritur në adresë të saj dhe Ola ka vendosur t’ju përgjigjet me një status.

“Mirëmbrëma te gjithëve! Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi! Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo! Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”, shkruan ajo. Me sa duket, për arsye që nuk dihen, Ola ka hequr dorë nga moderimi, por vazhdon të jetë pjesë e stafit të emisionit.

708129C1-9511-4154-A0A4-276D74063DB3-600x711.jpg