Mjetet që shkelin rregullat, si do fotografohen dhe gjobiten më tej

Mjetet që shkelin rregullat, si do fotografohen dhe gjobiten më tej

442
0

Policia e Tiranës ka nisur sot aplikimin e formave të reja  të monitorimit dhe gjobitjes për të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia Rrugore bën publike formën se si një drejtues mjeti në shkelje do të kapet. Ndaj për këtë arsye u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e lëvizjes në rrugë. Në videon e publikuar nga Polica dallohen disa drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat duke marrë edhe gjobën përkatëse. “Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do fotografoheni dhe gjobiteni, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje”, shton më tej Policia.