Mjekët po ikin? Edi Rama bën thirrje: Vetëm rroga që shkoni në...

Mjekët po ikin? Edi Rama bën thirrje: Vetëm rroga që shkoni në spitalet rajonale, është e njëjtë me të Gjermanise

130
0

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e buxhetit të shëndetësisë për vitin 2019, vuri theksin se më kot është ngritur alarmi për ikjen e mjekëve nga Shqipëria. Për herë të parë nga ana e kryeministrit u artikuluan edhe shifrat e atyre që kanë kërkuar të ikin. “E kam dëgjuar edhe unë këtë ikjen e mjekëve. Por nga janari në shtator, kanë kërkuar atë certifikatën që ju duhet vetëm 120 mjekë të përgjithshëm dhe 30 mjekë specialistë. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kemi 12 mjekë specialist të kthyer në Shqipëri për të punuar këtu dhe janë 57 mjekë të huaj që punojnë në vendin tonë” tha Rama. Sipas kryeministrit, sot, në Shqipëri ka 4650 mjekë dhe 13675 infermierë. “Ka një numër infermierësh që kanë kërkuar të largohen, pork a 4000 infermierë që presin të punësohen sot, ndërkohë që numri I atyre që aplikojnë të largohen është disa qindra” tha Rama.

 

Kryeministri tha se kjo situatë u krijua edhe për shkak të mbylljes së specilizimeve “për të cilat as u mor vesh sesi ndodhi” tha kryeministri, por që shtoi se në janar, dalin specializantët e parë dhe numri I tyre shkon në 300. “Ky është fakti. Mjekët dhe specialistët që shkojnë jashtë Tiranës, vec rrogës që marrin, marrin dhe një pagë plus që është e njëjtë me atë që marrin po të shkojnë në Gjermani dhe të vishen me të bardha sa shkojnë në aeroport” tha kryeministri.

 

Deklaratat e kryeministrit u bënë në aktivitetin e prezantimit të Buxhetit të shëndetësisë, aktivitet që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

loading...